Pamje nga droni të njërës prej minierave më të mëdha të diamanteve

23:27 | 27 Qershor 2019
L G

Miniera “Mir” në Siberi për dekada ka tërhequr vëmendjen e madhe për shkak të madhësisë, kurse tani pamjet e filmuara nga ajri me dron tregojnë më së miri për çfarë bëhet fjalë.

Një gropë gjigante që në shikim të parë duket sikurse skenat e filmave fanta-shkencë që gjendet në vendin më së paku të banuar të Rusisë, rreth 8 mijë kilometra në lindje të Moskës.

“Mir” është dëshmi se si dashuria e madhe për diamantet mund të shkoj aq larg. Pamjet tregojnë gropën mbi 1,2 kilometra të gjerë dhe 525 metra të thellë.
Por, po të mos ishte kjo minierë sigurisht se nuk do të ishte edhe qyteti që mban të njëjtin emër. Ai është themeluar gjatë viteve të ’50-ta, pasi ishte zbuluar Jakutia, “toka e premtuar” e diamanteve, raporton Telegrafi.

Në këtë vend brenda një viti janë prodhuar rreth 10 milionë karatë diamante. Një nga gurët më të mëdhenj të çmuar ka qenë diamanti me ngjyrë limoni që kishte 342.57 karat. Vlerësohet se vlera e diamanteve të nxjerrë pas Luftës së Dytë Botërore në këtë vend, kapë shumën e 15 miliardë eurove.

Ndërkaq, helikopterët dhe fluturaket tjera nuk marrin guximin të fluturojnë mbi të, për shkak të dallimeve të mëdha të temperaturave dhe paralajmërimi se gropa mund t’i thith. Megjithatë një rast i tillë deri më sot nuk është regjistruar.

E për shkak të tingujve të pazakontë që dalin nga kjo thellësi e minierës, thuren teori të ndryshme për atë se çfarë mund të jetë në të vërtetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme