Pajisjet mjekësore do t’i dërgojnë sinjale trupit me wireless, pa qenë nevoja për operacione

07:25 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Sinjalet e wireless-it janë teknologjia e jetës moderne që mundësojnë lidhjen në internet, pa kabëll.

Një ekip në SHBA ka treguar se sinjalet e wireless-it mund të transmetohen edhe në pllaka të mishit në laborator – dhe këto sinjale janë aq të fuqishme sa për të transmetuar një video. Përmes kësaj shpikje, ekipi tha se njerëzimi do të mund të përfitojë shumë në mjekësi, për shkak se duke e përdorur këtë zbulim, do të mund të futej një pajisje mjekësore brenda trupit të njerëzve për të bërë ekzaminime mjekësore.

Andrew Singer nga Universiteti i Illinoisit dhe kolegët e tij e testuan këtë shpikje në një copë mishi. Në eksperimentet e kryera, ata ishin në gjendje të merrnin të dhëna në një shpejtësi prej 30mbps.

Sipas Singer, kjo metodë do të bënte që pajisjet mjekësore të transmetonin të dhëna nga brendësia e trupit të një personi, pa i dëmtuar indet, dhe do të mund të përdoret për të krijuar kamera për hulumtimin e brendshëm të trupit – pa pasur nevojë për disa operacione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme