Paga e ulët, më vdekjeprurëse se alkooli apo obeziteti

07:25 | 3 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë që paga e ulët duhet të konsiderohet nga mjekët si një nga faktorët rrezikues kryesor për vdekjet e parakohshme.

Shkencëtarët monitoruan më shumë se 1.7 milionë të rritur nga 7 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Britaninë dhe arritën në konkluzionin që përballja me varfërinë, ndërkohë që bën një punë të lodhshme, shkurton jetëgjatësinë me 2.1 vjet.
Profesioni me të ardhura të ulëta është më vdekjeprurës se të qenët mbipeshë ose nëse konsumoni alkool, të cilat shkurtojnë jetëgjatësinë përkatësisht me 0.7 dhe 0.5 vjet.
Drejtuesja e kërkimit shkencor, dr. Silvia Stringhini, nga Universiteti Spitalor Lausanne në Zvicër, thotë se qeveria nuk duhet ta përjashtojë nga politikat shëndetësore statusin socio-ekonomik të një personi, duke parë edhe ndikimin e madh që luan ai në shëndet.
Studimi i publikuar tek revista shëndetësore “The Lancet”është i pari që krahasuar ndikimin e varfërisë me rreziqe të tjera shëndetësore, si pasiviteti, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe konsumimi i alkoolit.
Studimi zbuloi se 4 në 10 meshkuj dhe mbi ¼ e femrave kanë të ardhura të ulëta, dhe futen tek kategoria socio-ekonomike e ulët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme