Pacienti ther me thikë mjekun që i kishte thënë se kishte kancer (VIDEO 16+)

14:22 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Ky është momenti kur një mjek i njohur i kancerit është goditur për vdekje nga një pacient – shumë shpejt pasi mjeku i kishte thënë se kishte kancer.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Igor Tyulenev i cili shihet duke ecur në një spital kur një njeri papritmas përballet me të dhe e godet atë me thikë në gjoks.

Mjeku bie në një rresht të karrigeve në klinikën e tij në qytetin arktik të Murmanskut.

Ai pastaj arrin të zmbrapsë me forcë sulmuesin e tij, dhe madje shihet duke u larguar me vrap nga aty.

Megjithatë, kolegët thanë se ai ishte plagosur rëndë dhe vdiq pas goditjes së tmerrshme, pavarësisht nga ajo që shokët e tij bënë gjithçka që mundën për ta shpëtuar jetën e tij.

Sulmuesi, siç thuhet më tej, ishte një pacient 67 vjeçar, i cili kohët e fundit i ishte thënë nga Dr. Tyulenev se ai vuante nga kanceri.

Gjithashtu, sipas mediave, ai kishte goditur edhe veten e tij me thikë, duke vdekur gjithashtu në spital.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme