Në televizionin kinez “Shenzen TV” është shfaqur një video e një burri të cilin doktorët janë duke e operuar në kokë për t’ia hequr tumorin.
E veçanta e këtij operacioni është se pacienti përgjatë tre orëve të operimit nuk ndalet së foluri dhe lëvizur dorën.
Por kjo nuk është e rastësishme pasi doktorët me qëllim e detyronin atë të fliste. Arsye për këtë është se tumori që kishte 46 vjeçari ishte shumë afër qendrës së të folurit dhe për të evituar ndonjë gabim gjatë operimit, pra prekjen e mundshme të kësaj qendre e nxisnin atë të fliste.
Doktorët për televizionin kinez kanë thënë që pacienti nuk ndien asnjë dhimbje gjatë kësaj kohe, transmeton Klan Kosova.
Për më tepër ky operim ka përfunduar me shumë sukses dhe pacienti është lëshuar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Rast i ngjashëm ishte muaj më parë kur një pacient këndonte dhe luante me kitarë gjatë operimit këngët e “The Beatles”.
https://youtu.be/6WXGWX3nHhE
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...