Nëse një ditë njerëzit janë në gjendje të lirojnë sasi të mëdha të ujit që mund të mbeten të fshehura brenda shkëmbit marsian, kolonizimi njerëzor i Planetit të Kuq mund të duket shumë më i besueshëm sesa tani, tha profesor Jim McElwaine, hulumtues në Universitetin e Durhamit në Britani.
Sipas studiuesve të Universitetit të Oksfordit, Marsi ishte bërë i pabanueshëm, pasi uji i saj sipërfaqësor u zhyt në koren e planetit gati 3 miliardë vjet më parë, transmeton portali arbresh.info
Ata gjithashtu kanë gjetur se shkëmbinjtë në Mars ishin në gjendje të mbajnë 25 për qind më shumë ujë se ato në Tokë.
Kur u pyetën nëse ky studim do të ndihmonte që Planeti i Kuq të ishte më i banueshëm për njerëzit dhe nëse emetimet e karbonit, të cilat krijojnë temperatura të ndryshme në Tokë, mund të jenë të dobishme në Mars, Jim McElwaine tha për Sputnik se ka sasi të mëdha të ujit në shkëmbin marsian.
Dr. McElwaine shtoi se temperatura mesatare në Mars është rreth 150 gradë Celsius.
Duke folur për perspektivat e kolonizimit të Marsit, ai tha se kjo varet nga sa para njerëzit duan të shpenzojnë për këtë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...