Pa e mbyllur llogarinë në Instagram, nuk mund ta fshini profilin në Threads

08:54 | 7 Korrik 2023
Diellza Gashi

Threads, rivali i Twitter, po tërheq përdorues në një ritëm mahnitës, ku në vetëm 7 orët e para të lansimit, sipas drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të Meta-s, Mark Zuckerberg, platforma e rrjeteve sociale ka mbi 10 milionë përdorues.

Por shërbimi i ri i shumëpritur, i cili për regjistrim kërkon edhe një llogari në Instagram, përmban diçka intriguese: Fshirja e një llogarie në Threads kërkon fshirjen e llogarisë së lidhur nga Instagram.

Në një Politikë Suplementare të Privatësisë, Meta shpjegon: “Mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë, por profili juaj Threads mund të fshihet vetëm duke fshirë llogarinë tuaj në Instagram”, raporton TechCrunch.

Arsyetimi pas kësaj, të cilën e shtjellon Meta në faqen e politikave të saj, është se një profil Threads është pjesë e llogarisë së përdoruesit në Instagram. Zbulimi i kësaj kërkese ka habitur shumë përdorues. Threads, një aplikacion bisedash i bazuar në tekst, është alternativa e profilit të lartë e Twitter, platformës së rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme