Mafia që njohim sot ka rrënjët ne Sicili. Ata u shfaqen diku rreth fundit të shekullit 19-të dhe për gjatë 150 vjetëve, ata u përhapen anembanë botës dhe morën nën kontroll gjithçka që dëshironin.
Ëshë shumë e mistershme se si u zhvillua kjo strukturë shumë e organizuar, por sipas hulumtimeve të bëra nga Universiteti i Nottingham, e tëra filloi me limonin, transmeton portali arbresh.info
Në fund të viteve 1800, Sicilia po kuptonte se ata kishin gjithçka të përsosur që nevojiten për të kultivuar një kulturë të vlefshme agrume. Përderisa secila shtëpi në Itali kishte një rrënjë limoni, ata vazhdonin të kishin sërë problemesh unike.
Klasa e pasur shfrytëzonte klasën e ulët dhe mungesa e zbatimit të ligjit publik dhe qeveria që nuk arrinte të siguronte paqe për fermerët që punonin në fushat me limon, arriti që të krijojë te fshatarët e asaj kohë një vetë organizim për mbrojtjen e punës së tyre.
Më pas shtoni edhe disa fakte tjera, që Sicilia kishte pozicion të lakmueshëm për tregtinë mesdhetare, për tregëtinë me agrume dhe kishte nevojë për muskuj privatë për të mbrojtur interesat e vendit.
Kështu edhe lindi organizata e quajtur si Mafia.
Don Calo Vizzini ishte në krye të mafias Villalba gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe ai mund ta ketë thënë atë më së miri. Ai u citua nga letra e Universitetit të Nottingham-it duke thënë: ” Secila shoqëri duhet të ketë një kategori njerëzish që i rregullojnë gjërat kur situatat bëhen të ndërlikuara. Zakonisht ato bëhen të tilla për shkak të funksionarëve të shtetit. Kur nuk ka forcë të mjaftueshme, atëherë kjo bëhet nga individë privatë”./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...