Shumica bëjnë një gabim të madh në përgatitjen e mëngjesit të tyre të preferuar
Pak vite më parë, shefi i famshëm amerikan i kuzhinës Anthony Bourdain zbuloi recetën e vezëve të fërguara më të shijshme. Ai njihet si një ekspert i madh dhe thuhet se të paktën një herë i ka provuar të gjitha ushqimet e botës. Ai ka theksuar se kushdo që e ndërlikon procesin e përgatitjes dhe shton përbërës të panevojshëm si qumësht dhe krem, e ka gabim.
Ai nënvizoi se në vezët e fërguara nuk duhet të shtoni kurrë këto ushqime:
▪ ujë
▪ qumësht
▪ kos
Nga ana tjetër duhet pasur kujdes që tigani të jetë i nxehtë, por jo shumë i nxehtë. Vezët përzihen paraprakisht në një enë me kripë dhe piper. Rrihni vezët derisa të shkrihen të bardhat dhe të verdhat, por kujdes të mos e teproni dhe masën ta ktheni në shkumë.
Shtoni një sasi të madhe gjalpi në tigan dhe ngroheni derisa të bëhet shkumë.
Përgatitja:
Hidhni vezët në tigan dhe lërini të shtypen dhe piqen për pak minuta derisa të marrin një lloj forme. Më pas përzieni me një pirun, në formën e numrit tetë në tigan. Hiqeni tiganin nga shporeti kur vezët e fërguara të jenë të ajrosura dhe të forta.
– Mendoj se as kremi dhe as qumështi nuk e përmirësojnë shijen e vezës, gjëja është pikërisht në të. Kur jeni duke bërë omëletë, mos bëni ‘quiche’, tha Burden.
Vezët sigurisht duhet të keni kujdes që të mos fërgohen shumë, sepse kështu bëhen shumë të forta dhe gjithashtu Burden shton se në fund nuk duhet t’i përzieni shumë vezët me pirun, sepse në të kundërt do të marrim copa të vogla në vend të vezëve të fërguara.
Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...