Lajmi se në Itali ka shtëpi që shiten me një euro, ka bërë bujë, jo vetëm në mediat italiane, por edhe më gjerë.
Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, që e ka bërë një ofertë të tillë.
Ideja është që ky vend, si shumë të tjera italiane, por edhe evropiane, po shpopullohet, pasi banorët largohen drejt qendrave më të mëdha.
Dhe për një euro, kush nuk do të dëshironte të blinte shtëpi.
Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.
Megjithatë, ka edhe kushte, si pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e shtëpisë ose banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.
Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.
E klientët e parë kanë filluar të duken. Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, kanë qenë mbi 38 mijë kërkesa që kanë ardhur në adresën zyrtare, shumë më tepër se sa shtëpitë që ndodhen në këtë zonë.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...