Të qënurit mbi peshë apo obezë, i vë meshkujt më në rrezik se femrat nga vdekja e hershme ose e parakohshme.
Ky është përfundimi i një studimi të fundit, i cili thotë se pavarësisht se arsyet nuk janë shumë te qarta, rreziku i diabetit dhe niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrezikojnë jetën e meshkujve më shumë se të femrave.
Autorët e studimit thonë se pirja e duhanit dhe obeziteti janë dy nga shkaqet e vdekjeve në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Në studim janë përfshirë të dhënat e 189 shkencëtareve, të cilat përfshijnë rreth 4 milionë njerëz.
Pas testeve ata panë se rreziku i vdekjes ishte më i lartë tek njerëzit mbi peshë dhe veçanërisht tek meshkujt krahasuar me gratë. Ata vlerësojnë se rreziku i vdekjes para moshës 70 vjeç është rreth 29 për qind tek njerëzit e shëndoshë apo mbi peshë, kurse tek ata ne peshë normale 19 për qind. Kurse mes grave të shëndosha dhe atyre normale difenca është më e vogël, respektivisht 14.6 përqind me 11 për qind.
Tashmë obeziteti dhe mbipesha shkaktojnë 1 në 7 vdekjet e parakohshme në Europë dhe 1 në 5 në SHBA. Ndërkohë, të dhënat janë shqetësuese edhe për ata që janë nën peshë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...