Nusja shkon në dasmë me certifikatë virgjërie

12:20 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Për disa njerëz, ideja e për të kryer marrëdhënie seksuale vetëm pasi të martohen mund t’iu duket “modë e vjetruar”. Por, jo të gjithë mendojnë kështu, pasi ndodh që ditën e dasmës t’i prezantohesh babait me “certifikatën e pastërtisë”.

Brelyn Freeman, tani Bowman i dha dokumentin të atit të saj, ku i tregon se ajo është e virgjër. Dokumenti është firmosur nga vetë nusja dhe gjinekologu i saj që ka bërë ekzaminimin për të vërtetuar virgjërinë.

Në certifikatë konfirmohej se “cipa e saj e virgjërisë” ishte e paprekur, duke cituar një pasazh të Biblës, që disa të krishterë e interpretojnë si udhëzim për të mos bërë seks para martesës.

Ajo ka publikuar certifikatën në rrjetin social “Instagram” dhe shkruan: “Ne kishim vendosur që të mos kryenim marrëdhënie seksuale deri ditën kur do të martoheshim”.

Ndërkohë, ata që panë postimin e Bowman e kritikuan. Disa e kanë konsideruar të çuditshme zgjedhjen e saj për të ndarë detaje kaq intime të jetës seksuale me të atin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme