Karakteri juaj dashuror reflekton në numrin tuaj përfaqësues, sipas një teorie konspiracioni. Gjetja e numrit bëhet, siç është thënë edhe më parë, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9. Për shembull: Jam i lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri im është 6.
NËSE JENI 1
Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini gjer tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.
NËSE JENI 2
Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqshmëri, “dashuri e përjetshme”. Pasi që jeni të butë, krejtësisht sensibilë, jeni të aftë t’iu përshtateni të tjerëve dhe t’iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë ta ndani derdhazën e ndjenjave. Jeni të hapur ndaj rrethit dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqeni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.
NËSE JENI 3
I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike dhe imagjinative, me shpirtin tuaj të gjallërishëm, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën vetanake për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, e i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t’ua ngulfasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.
NËSE JENI 4
Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensitivë, të butë (madje edhe kur këtë e fshihni prapa jashtësisë së përmbajtur dhe të rezervuar), ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë gjithëfarëshe. Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj hiqjuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë… dhe të shuhen.
NËSE JENI 5
Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat dashurore. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja jetësore, dhe pasi që me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë (dashurore) meriton të jetë i përjetuar.
NËSE JENI 6
Gjashtëshi është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të mundur ta pëtjetoni qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashrinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse e ndillni dhe e ngashënjeni atë me butësinë tuaj dhe ndjeshmërinë e theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.
NËSE JENI 7
Shtatëshi, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensitivë dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: “Të dua!”, këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.
NËSE JENI 8
Tetëshi, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqshmëria juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është “cikërrimë”: kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju muk përfillni asgjë që është gjysmake.
NËSE JENI 9
Nëntëshi, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durimshëm, zemërgjerë. Nuk jeni “romantikë” në dashuri, por jeni sentimentalë ( a e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t’jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...