Nuk pranoi të kryente marrëdhënie për 8 dollarë, i riu qëllon për vdekje prostitutën

13:34 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Një i ri amerikan është dënuar nga juria e gjykatës së Atlantas me burg të përjetshëm për vrasjen e një vajze, pasi kjo e fundit nuk pranoi të kryente seks me të kundrejt shumës 8$.

Duke cituar raportin e policisë, “New York Post” shkruan se Felix Shirley është gjykuar fajtor për vrasjen makabre të Misha Moore.

Sipas gazetës, Shirley kishte mbaruar turnin e tij në stadiumin “Mercedez-Benz” kur Moore iu afrua dhe filluan të ecnin bashkë.

Në një moment Felix i zgjat asaj 8 dollarë, por kjo e fundit kishte refuzuar sepse ishin shumë pak për të.

Kjo e kishte acaruar të riun, i cili e kishte përplasur në mur, kishte filluar ta rrihte, duke e goditur më pas me një armë 22 kalibërshe.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat bënë të mundur edhe identifikimin e autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme