Nuk ju duan fëmijët? Ja çfarë thotë shkenca për këtë

17:53 | 27 Gusht 2016
Arbresh.info

E vërteta dhemb.

E keni pyetur vetën ndonjëherë pse disa fëmijë vrapojnë pas disave, ndërsa përfundojnë duke qarë kur shkojnë te dikush tjetër?  Kur është fjala për ndershmëri dhe sinqeritet, shumica e fëmijëve nuk mendojnë aq shumë sa të fshehin mendimin e tyre.

Sipas një studimi psikologjik, fëmijët arrijnë të kenë besim te disa persona, ndërsa përbuzin tjerët, transmeton arbresh.info

Në studimin e publikuar në ‘Frontiers of Psychology’, studiuesit kinez kanë ekzaminuar ndryshimet zhvillimore në aftësinë e fëmijëve për të gjykuar.

Me pak fjalë, nëse ju jeni tërheqës fëmijët do vrapojnë pas jush dhe do kenë besim te ju.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë mbledhur 101 fëmijë të moshës 8 deri në 12 vjeç, së bashku me 37 studentë.   Ata kërkuan nga pjesëmarrësit që të vlerësojnë fytyrat e pjesëmarrësve dhe më pas t’i gjykuar ata mbi aktivitetin e tyre.

Për të rriturit, marrëveshja mes besueshmërisë dhe atraktivitetit rritet me moshën, ndërsa për fëmijët marrëveshja e qëndrueshme.

“Këto rezultate sugjerojnë se përballja mbi aftësinë e gjykimit zhvillohet gjatë fëmijërisë. Fëmijët përdorin atraktivitetin e fytyrës si sugjerim orientues që sinjalizon besueshmërinë te të tjerët”, thonë studimi.

Ky gjykim më shumë shkon për vajzat e vogla sesa për djemtë.

Me pak fjalë, sa më tërheqës jeni, aq më shumë fëmijët besojnë në ju./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme