Google ADS

Nuk je i çmendur nëse flet me veten

09:26 | 7 Korrik 2016
Arbresh.info

Keni folur me veten para pasqyrës?! Sigurisht që njëherë në jetë secilit i ka ndodhur një gjë e tillë.

Nuk keni nevojë të ndjeheni të turpëruar, sepse të flasësh me veten nuk është shenjë e çmendurisë.

Në një studim të fundit, 45 mijë njerëzve që ishin pjesë e hulumtimit , u është kërkuar të flasin me zë të lartë dhe e merrni me mend se çfarë ka ndodhur?!

Kjo ka qenë forma më e mirë për t’u motivuar, shkruan The Sun, transmeton arbresh.info

Vullnetarëve u është kërkuar që të luajnë një lojë online dhe njëkohësisht të flasin me zë të lartë.  Këtu nuk janë përfshirë bisedat online, por fjalitë si ‘unë do t’ia dal!’, ‘unë do t’a bëjë më së mirë!’, etj.

Rezultati i hulumtimit i publikuar në Frontiers of Psychology, ka rezultuar se kjo është metoda më e mirë për të qenë të motivuar.

Dhe si përfundim, të flasësh me vetën nuk është se të bën keq!/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme