Ka denoncuar gruan për keqtrajtim në familje pasi nuk gatuan dhe nuk pastron shtëpinë. Tashmë gruaja rrezikon burgun sepse gjykatësi e ka konsideruar këtë një shkelje të detyrimeve familjare. Gruaja është një 40-vjeçare nga Sonnino, provincë e Latina në Itali.
Procesi nisi në 12 tetor të vitit të kaluar. Tashmë ajo rrezikon 2 vjet e gjysëm burg, shkruan “La Repubblica” sepse burri 7 vjet më i madh pretendon se ajo e ka dëbuar nga shtrati bashkëshortor duke e lënë në një dhomë të pistë dhe nuk i bën për të ngrënë.
Prokurori Gregorio Capasso tha se këto mjaftojnë për ta konsideruar krim. Gjykatësja Mara Mattioli e gjykatës së Latina e ka shtyrë procesin për momentin.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?