Nuk duhet t’i fryni qirinjve të tortës

14:42 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Për ata që mezi presin të hanë një copë nga torta e ditëlindjes ndoshta do të duhet të mendohen dy herë.

Të dhëna të reja tregojnë se rituali i fryrjes së qirinjve mund ta mbushë ëmbëlsirën plot me baktere. Një grup studiuesish nga Clemson University në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që del për fryrjen e qirinjve rrit bakteret mbi tortë me 1.400 për qind.

Dr Paul Dawson, profesor në universitet, ka drejtuart studimin me një grup studentësh të tij për ti bërë të mendojnë për sigurinë ushqimore.

“Idenë e mora nga vajza ime teksa po bisedonim në një darkë të zakonshme kur po i shpjegoja asaj projektin”, thotë Dawson.

Pavarësisht rezultatit të studimit, Dr. Dawson thotë se këto të dhëna nuk duhet të shkatërrojnë festat e ditëlindjes.

“Për mendimin tim jeni mirë nëse hani tortën e ditëlindjes së dikujt që i ka fryrë qirinjve. Nuk mendoj se do sëmureni”, shpjegon ai.

Megjithatë nuk e mohon se do të shmangnte të hante tortën e dikujt që ishte mund të dukej i lodhur, por në të kundërt nuk ka asnjë problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme