Martesa mund të ndryshojë rrënjësisht jetën tuaj.
Angazhimet e martesës, mund të duken ndonjëherë si punë me kohë të plotë. Kështu që pas mbarimit të ditës së martesës çfarë ndodh?
Në të vërtetë ndodhin shumë gjëra sidomos në shëndetin tonë. Të martohesh me një partner që iu mbështet në çdo kohë na motivon për të bërë zgjedhje të shëndetshme, por kjo nuk është e gjitha. Këto janë vetëm disa ndryshime që iu ndodhin pasi thoni, “pranoj” të vërtetuara shkencërisht.
Ju ndiheni më pak të stresuar
Pasi jeni stresuar për dasmën tuaj rreth një vit, ju më në fund mund të relaksoheni. Çiftet e martuara ndihen më pak të stresuara se sa ato që janë beqarë. Ju dashuroni më shumë dhe ndani ndjenjat tuaja me dikë tjetër pa asnjë lloj kompleksi. Kështu që përfitoni nga ky avantazh dhe mbështetuni te partneri juaj sa herë që ndiheni të stresuar.
Ju mund të bëheni më të shëndetshëm
Nëse keni qenë në një dietë strikte para dasmës, ju mund të hiqni dorë nga ajo tashmë. Të qenurit të martuar do t’iu motivojë të jeni më të shëndetshëm edhe pa e vënë re ju. Partnerët janë më të kujteshëm ndaj njëri tjetrit dhe mund të motivoni partnerët që të bëjën vizita mjekësore, të hajë shëndetshë dhe të bëni ushtrime bashkë.
Ose mund të shtoni në peshë
Gjithsesi, të jesh i sapomartuar do të thotë që të mos shqetësohesh kaq shumë për detajet e peshës. Martesa çon në zgjidhje më të shëndetshme, por nëse lini palestrën për të ngrënë pica sëbashku mund ti thoni mirupfshim elegancës. Martesa mund të çojë në shtim në peshë ndërkohë që ndiheni shumë rehat me partnerin tuaj dhe fitoni një ndjenjë sigurie duke mos e ndjerë më nevojën për t’i bërë përshtypje partnerit tuaj.
Përgatiteni për t’u bërë baba
Një arsye tjetër që mund të fitoni peshë pas martesës është se trupi juaj po ndryshon gradualisht formën e tij. Kjo është e vërtetë sidomos për meshkujt. Një studim i Harvard thotë se kur një mashkull martohet testosteronet e tij bien. Kjo shkakton ndryshim sidomos në trupin e tij, tek muskujt dhe shëndoshja e trupit. Kjo është pikërisht koha për të përqafuar rolin e babait.
Vendimet bëjnë ndryshimet
Kur e lidhni jetën tuaj me një person tjetër, çdo gjë ndryshon. Pavarësisht se mund të keni bërë plane të ndryshme për të ardhmen tuaj, në momentin që martoheni ato plane ndryshojnë tërësisht. Tashmë nuk duhet të mendoni më për “unë” por për “ne”.
Ju do të jetoni më gjatë
Me gjithë ato zgjedhje të shëndetshme që ju të dy do të bëni sëbashku, nuk ka dyshim qe do të ndikojnë në performancën e jetës suaj. Sigurisht që të punosh dhe të konsultohesh gjithmonë me një doktor është e rëndësishme, por martesa siguron përfitime të tjera shëndetësore. Të kesh suportin e dikujt tjetër është e pazëvendësueshme.
Fokusoheni në gjërat pozitive
Kur vjen puna te ndryshimet fizike që i përjetojmë pas martesës ata na motivojnë për të ecur përpara. Ju inkurajoni njëri tjetrin në çdo situatë të jetës suaj. Kështu që jini mbështetje për njëri tjetrin dhe do të ndiheni çifit më i lumtur.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...