Kjo është një histori e pazakontë ku e vogla Shreya Darji prej 12 vitesh ka vuajtur nga problemet me dëgjimin dhe mjekët nuk po arrinin dot të gjenin se cili ishte saktësisht problemi i saj. Pas vizitave të shumta u arrit në përfundimin se në kanalin e saj të dëgjimit kishte një koloni milingonash, të cilat vijonin të riprodhoheshin.
Ajo kishte bërë vizita të shumta tek mjekët deri sa arriti të niste terapitë e shumta për heqjen e insekteve dhe për të luftuar infeksionin që i kishin shkaktuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit shkurt dhe më në fund, pas shumë mundimesh ka ardhur lajmi i mirë për Shreya. Mjekët kanë arritur të pastrojnë tërësisht kanalin e dëgjimit dhe e vogla është tërësisht e shëruar.
“Milingonat dilnin jashtë nga veshët e m’i gjatë çdo kohe, madje edhe kur isha në shkollë dhe luaja me shokët edhe shoqet. Ma bënë jetën shumë të vështirë dhe i trembja të gjithë ata që kisha pranë, por tani gjithçka është shumë më mirë dhe ndihem e lehtësuar”, ka thënë 12-vjeçarja. /albeu.com
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...