Jo vetëm amerikanët, por e gjithë bota është befasuar me ngjarjet e këtij viti. Megjithatë shkencëtari Peter Turchin, e parashikoi që përpara një dekade paqëndrueshmërinë aktuale politike, ekonomike dhe sociale qe po ndodh.
Studiues në Universitetin e Connecticut, ai publikoi një punim në 2010 ku thoshte se ky instabilitet do të mbërrinte pikun në vitin 2020. Ai nënvizonte rritjen e borxhit publik, uljen e pagës reale, një shtim të ndjeshëm të të diplomuarve dhe një thellim të fortë të hendekut mes të pasurve e të varfërve.
Në letër, Turchin shkruan se nisur nga ky trend, “diçka e ngjashme mund të ndodhte edhe rreth vitit 2020.” Tani që kemi hyrë pikërisht në këtë vit, studiuesi rishikoi punën e tij dhe zbuloi se këto trende pësuan rritje pas vitit 2010, dhe SHBA preku nivele të ngjashme me ato që arritën kulmin në fundin e viteve 1960.
Punimi i Turchin me titullin “Paqëndrueshmëria politike mund të jetë një kontribues madhor në dekadën e ardhshme,” pretendon se “shoqëritë komplekse njerëzore preken nga valët e përsëritura – e sipas tij edhe të parashikueshme – të paqëndrueshmërisë politike”./gazetashqip/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...