Mund të konsiderohet pa frikë artistja më e këndshme e Vjenës, një panda femër 18 vjeçe ka marrë famën me dhuntinë e jashtëzakonshme të saj: pikturën.
Falë Yang Yang, kopshti zoologjik që e strehon ka mundur të tërheqë vizitorë të shumtë, që të gjithë kureshtarë për pikturat e vogla, nga të cilat deri tani janë shitur në internet 100 copë për 490 euro secila.
Fondet e mbledhura do të përdoren për të realizuar një libër pikturash mbi pandat e kopshtit austriak në fjalë.
Punimet abstrakte të Yang Yang-ut janë reminishenca të përpjekjeve të një fëmije të vogël për të vizatuar. Ato realizohen vetëm bardh e zi e kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Yang yang ka mësuar sesi të mbaje furçën prej bambuje e ta ngjyej vetë në kovën me bojë.
“Ajo është panda e parë që punon në këtë stil. Që në fillim, duket që mbajtja e furçës dhe e gjithë situata i pëlqeu shumë. E tërhoqi tek vetja, i mori erë e pastaj e kafshoi që ta provonte. Pastaj kur mësoi për çfarë ishte nisi ta përdorte dhe mirë madje”, u shpreh Eveling Dungl, punonjëse e kopshtit zoologjik.
Entuziastët nuk mungojnë dhe pikturat e Yang Yangut vazhdojnë të shiten, duke i shtuar famës pandës simpatike.
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...