Shoferi i një karroce trirrotëshe, të cilit iu ngulën katër shkopinj bambuje në trup, ka mbijetuar mrekullisht. Ngjarja ndodhi në Hubei, në juglindje të Kinës. 25-vjeçari z. Li u “gozhdua” në pjesën e pasme të një kamioni, natën e së mërkurës. Mjekët kanë arritur të heqin bambutë nga i riu. Megjithatë, ai mbetet në gjendje kritike.
Karroca e 25-vjeçarit u rrëzua në kamionin e ngarkuar me shkopinj bambuje rreth orës 10 në Yangxin, qytetin e Huangshi, sipas policisë. Shkopinjtë e bambusë rrëshqitën nga kamioni për shkak të përplasjes dhe katër prej tyre depërtuan në trupin e Li.
Zjarrfikësit ekzaminuan situatën dhe vendosën të shkurtojnë bambu duke përdorur thika të dorës.
“Situata ishte shumë e ndërlikuar. Ne nuk deshëm të shkaktojmë ndonjë dëm tjetër për shoferin”, tha shefi i ndihmës Yang Quanwei për Beijing News.
Zjarrfikës të tjerë u përpoqën ta mbanin z. Li të zgjuar gjatë kryerjes së punës së shpëtimit. Shoferi u dërgua në Spitalin Popullor Yangxin ku iu nënshtrua një operacioni në departamentin e kardiokirurgjisë.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty