Sonia Van Meter jo vetëm që dëshiron të jetojë në planetin Mars, ajo dëshiron edhe të vdesë atje.
Gruaja që po planifikon të bëhet qenia e parë njerëzore që do të shkelë në Planetin e Kuq, po dëshiron të heqë dorë nga jeta në Tokë për ta ndjekur ëndrrën e saj – edhe pse kjo do nënkupton se ajo do ta braktisë burrin e saj përgjithmonë.
Astronautja nga Teksasi është duke bërë plane që ta kolonizojë planetin Mars gjatë 10 viteve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Ajo është pjesë e programit “Mars One”, program ky që do të zgjedh disa njerëz për të shkuar në Mars.
Por jo të gjithë besojnë se kjo do të ndodh. Një këshilltar shkence në Agjencinë Evropiane të Hapësirës tha këtë javë se planet e Meter janë ende larg realizimit.
“Ata nuk kanë para”, tha profesori Mark McCaugrean. “Ata nuk e kanë teknologjinë dhe as fizikën për këtë”, shtoi ai.
Duke folur për news.com.au, Meter tha se është e bindur që Mars One do të ndodh. Mars One ka për qëllim që të vendosë njerëzit e parë në një planet që ndodhet 225 milionë km larg.
Për të shkuar në planetin Mars do të duhen plot 7 muaj.
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës