Njihuni me modelen Nyakim Gatwech nga Sudani Jugor e cila po i mëson njerëzit të mos kenë frikë nga errësira.
Me ngjyrën e saj të mbyllët dhe vendosmërinë e ashpër, ajo po zmbraps barrierat e bukurisë konvencionale dhe inkurajon të tjerët të bëjnë pikërisht të njëjtën, transmeton portali Arbresh.info.
Ikona 24 vjeçare e modës, që jeton në Minisota, nuk është aspak e turpshme për ngjyrën e saj dhe do që e gjithë bota ta dijë.
“Çokollata ime është elegante. Pra, është ajo që unë përfaqësoj … Një komb luftëtarësh “, ajo përshkruajti një nga fotografitë e saj të shumta llogarinë e saj në Instagram, e cila mori mbi 10 mijë pëlqime.
Gatwech nuk është vetëm një avokate për diversitetin në industrinë e modës, por edhe një zë për të drejtat e zezakëve në të gjithë botën.
Ajo është quajtur edhe “Mbretëresha e Errësirës”, një titull që me kënaqësi e pranon. “E zeza është e guximshme, e zeza është e bukur, e zeza është ari… “Mos lejoni që standardet amerikane të dëmtojnë shpirtin tuaj afrikan”. “Duajeni lëkurën në të cilën jetoni, pa marrë parasysh se çfarë ngjyre apo hije mund të jetë”./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën