Kur shikon për herë të parë Paolan, gjëja që të tërheq menjëherë vëmendjen janë sytë e saj plot jetë dhe buzëqeshja diellore që i shenjojnë fytyrën cep më cep.
Në një kohë kur njerëzit janë kthyer në kavie të teknologjisë dhe tashmë kanë filluar të qeshin vetëm me emoji, modelja e njohur braziliane e bën këtë gjë me çdo pore të lëkurës. E ndërsa zbret më poshtë shikimin, vë re që vajza 24-vjeçare ka humbur plotësisht këmbën e majtë. Filloni të mendosh se sa e vështirë është jeta me një protezë dhe papandehur ndjen edhe pak keqardhje, por modelja braziliane nuk e pranon këtë gjë. Në të vërtetë, kjo është gjëja që Paola nuk ka dashur kurrë të dëgjojë dhe pranojë nga të tjerët: mëshirën.
’Më ka ndodhur shpeshherë të përballem me shikimet mëshiruese të njerëzve që më shohin për herë të parë në rrugë. Disa prej tyre kanë guxuar edhe të më ndalin, për të më shprehur mesazhe ngushëlluese. Por, unë nuk ndihem fatkeqe. Jam e lumtur sepse jam gjallë, kam pranë njerëzit që dua dhe mund të frymëzoj e ndihmoj me qindra njerëz me gjymtyrë të amputuara. Jam e lumtur sepse mundem të punoj, të udhëtoj dhe ndihem e lirë.’’-shprehet ajo në një intervistë për ‘’Cosmopolitan Brasil”.
Në vigjiljen e Krishtlindjes së vitit 2014, Paola po përpiqej të fuste në bagazhin e makinës një valixhe, kur një shofere e dehur e tëhoqi zvarrë për më shumë se 200 metra. ‘’Nuk besoj të kem ndjerrë kurrë dhimbje më të madhe se në atë periudhë. Doja t’i mbaja sytë mbyllur gjithë kohës dhe të shpresoja se e gjitha kjo, ishte thjesht një ëndërr e keqe.’’
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar këmbën e majtë, ata u detyruan që ta prisnin në mënyrë që të shmangnin probleme të tjera shëndëtësore. Paola Antonini iu nënshtrua një periudhë të gjatë rehabilitimi, por kurrë nuk humbi forcën për t’ia dalë mbanë. Ajo vazhdon të merret me modelin, është ambasore e Neutrogena Brazil, ndihmon fëmijët në nevojë si dhe për habi të të gjithëve merret me palestër dhe ka një pasion të ri për kërcimin. Dhe kur të mendoni se po kaloni një ditë të keqe dhe se nuk ia vlen më asgjë shihni videon e mëposhtme dhe frymëzohuni./living.al
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...