Pavarësisht të gjitha qëllimeve të themeluesve të fesë, shumë nga traditat fetare nuk kanë qenë të mira në praktikë, për femrat.
Besimet fetare dhe kulturore janë përdorur për të justifikuar mungesën e të drejtave të femrave. Ato janë përdorur për të kontrolluar e madje turpëruar femrat gjatë periodave. Ato janë përdorur për të vendosur limite, kur femrat mund të hyjnë në vende të shenjta dhe të marrin pjesë në rituale të shenjta. Më e rëndësishmja, ata i kanë ndaluar femrat për të folur nga katedralet dhe për të udhëhequr fjalime.
Akoma në shumë vende të botës janë gratë ato që janë shtylla e tubimeve. Statistikat nga “ Pew Research Center”, tregojnë se përgjithësisht femrat janë me fetare se sa meshkujt dhe janë më të gatshme të anëtarësohen në besime fetare dhe të lutën çdo ditë.
Në shenjë të muajit të gruas, Huffinfton Post ka bërë një listë të grave të cilat po punojnë shumë për të zhveshur patriarkalizmin në fe.
Edhe nëse duhet të kërkohet koordinimi, duke sfiduar normat tradicionale gjinore, duke ofruar interpretime feministe të teologjisë, ose thjeshtë duke e bërë hapësirë për gratë në vendet e shenjta apo edhe për fjalime, këto lidere femra janë duke i treguar botës se çfarë gratë e besimit janë të afta për të arritur.
Kate Kelly
Kate Kelly është zbuluese e “Ordain Woman”, një grup që përkrah barazinë në Kishën e Jezus Krishti. Kohëve të fundit anëtarët meshkuj mbi moshën 12 vjeçare janë në gjendje të pranojnë priftërinë dhe të përformojnë rituale dhe bekime të rëndësishme. Pasi që Kelly promovoi idenë se femrat mund gjithashtu të konsiderohen të gatshme për priftëri, në qershor të vitit 2014 këshilli disiplinor i Kishës vendosi ta dëbojë atë nga besimi. Ani pse, lëvizja që ajo krijoi është ende e fuqishme.
Jeshivati Maharat
Dhammananda Bhikkhuni
Dhammananda Bhikkhuni ishte gruaja e parë Thai që u bë murgeshë në traditën Theravadin. Por, pozicioni i saj si një udhëheqëse shpirtërore është sfiduar nga kleria mashkullore konservatore budiste në Tajlandë, të cilët janë në kundërshti me këtë përcaktim të grave. Ajo udhëtoi për në Sri Lanka për ceremoninë e shenjtërimit, sepse sipas saj asnjë murg mashkull në Tajlandë nuk do të kryejë atë ceremoni. Dhammananda Bhikkhuni tani drejton një prej manastireve në Tajlandë që është shtëpi për murgeshat.
Linda Sarsor
Në një kohë kur gratë myslimane janë ngacmuar për të folur dhe për të krijuar hapësira për veten e tyre në formë online, Sarsour ka refuzuar që të qëndrojë e qetë. Pavarësisht marrjes së kërcënimeve të shumta në internet, ajo është bërë një feministe e njohur ndërkombëtarisht që punon shumë për t’u siguruar që zërat e grave myslimane dhe atyre me ngjyrë janë dëgjuar dhe vlerësuar.
Malala Yousafzai
Malala është një myslimane dhe feministe. Aktivizmi i saj për edukimin e vajzave inatosi anëtarët e Talibanit në Pakistan. Në tetor të vitit 2012, dikush qëlloi Yousafzai derisa po shkonte në shtëpi nga shkolla me bus. Ajo ishte plagosur rëndë gjatë sulmit, mirëpo u rikthye dhe më vonë u bë fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe një kampione për edukimin e vajzave në mbarë botën.
Të tjera femra që punojnë për kauza të tilla janë Sunita Viswanath, Nicole Garcia, Emilie M. Townes, Allyson Robinson etj.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...