Google ADS

Njihuni me fshatin që ka mbetur ende në komunizëm

15:15 | 9 Korrik 2017
Arbresh.info

Ekziston një fshat në Elbasan që ka një nostalgji të veçantë për komunizmin.

Quhet Labinot Mal. Ky fshat njihet për rolin që luajti gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në këtë fshat u krijua Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ i drejtuar nga Enver Hoxha. Pas çlirimit shtëpia ku u themelua Shtabi u kthye në Muze. Por ky muze u plaçkit pas shpalljes së demokracisë dhe veçanërisht në ngjarjet e vitit 1997.

Fshati shquhet edhe për diçka që është unike në historinë e Shqipërisë. Në një plevicë të një shtëpie të vjetër në këtë fshat, mbuluar me kashtë ruhet monumenti i diktatorit Enver Hoxha.

Dy vjet më parë banorët e fshatit kërkuan që të ngrihej busti. Madje ata kërcënuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Por kjo kërkesë nuk është miratuar.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga 74 vjetori i krijimit të Shtabit të LANÇ, Njësia Administrative në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve kanë bërë thirrje për të marshuar drejt këtij fshati për të marrë pjesë në ceremoninë festive që do të organizohet me këtë rast./Arbresh.info/

507122-smil_541499586565

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme