Fshati pa rrugë” është vendi që ju duhet të vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj.
Ai gjendet në Giethoorn të Holandë dhe njihet për pamjen unike.
Në këtë vend ju nuk do të gjeni makina apo autobusë ose ndonjë mjet tjetër transporti modern, siç mund të hasni në vende të tjera në botë.
Ky qytet, dikur i njohur si “Venecia e Holandës”, nuk ka rrugë, por vetëm kanale lundrimi.
Kanalet e anijeve janë “rrugët” kryesore për të udhëtuar nëpër fshat dhe rrethinë, ku mbretëron paqja dhe relaksimi.
Shtëpitë janë të lidhur me njëra-tjetrën përmes 50 urave prej druri, veçanërisht sepse çdo shtëpi ndodhet në një “ishull”.
Shumica e shtëpive në fshat janë të mbuluara me kashtë që e bënë edhe më të bukur, e kjo besohet se ka mbetur për shkak se në të kaluarën vetëm të pasurit mund të kishin luksin e një çatie të rregulluar me pllaka, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa sot, gjërat janë të kundërta, sepse një çati prej kashte është shumë më e shtrenjtë.
Fshati u bë i njohur në vitin 1960, kur drejtori holandez, Bert Haanstra përdori pamje nga vendi në një nga filmat e tij.
Një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm është që vetëm anijet me motor elektrik lejohen në këtë zonë, ato me motorë dizelë janë të ndaluar.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit