Njihuni me fëmijën “plak” (Foto/Video)

15:41 | 7 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Një djalosh nga Bangladeshi i quajtur Bayezid Hossain vuan nga “Benjamin Button” sëmundje e quajtur sipas një personazhi filmi i krijuar nga F.Scott Fitzgerald , i cili kishte lindur si një burrë plak dhe duke u rritur me vjet bëhet më i ri në pamje.

Në të vërtetë është një gjendje e njohur edhe si  Progeria, dhe personat që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin shumë të rijnë, transmeton arbresh.info.

Bayezid është vetëm katër vjeçar ndërsa nëna e tij, Tripti Khatun është vetëm 18 vjeçare, e cila brengoset shumë për shëndetin e birit të saj.

Vogëlushi gjithashtu vuan edhe nga sëmundja Cutis Laxa e cila ka shkaktuar që lëkura e tij të lëshohet e varur.

Edhe pse personat që vuajnë nga sëmundja Cutis Laxa nuk vdesin të rijnë, kombinimi i këtyre dy sëmundjeve pritet të shihet se çfarë do të sjellë për vogëlushin.

Kjo gjendje shëndetësore ka bërë që Bayezid të mos pranohet në shoqëri dhe nga të afërmit e tyre madje është detyruar të largohet nga shkolla.

Por ai është një djalë shumë i mençur dhe e kupton seriozitetin e gjendjes së tij, edhe kur fëmijët e tjerë frikësohen nga pamja e tij ai përsëri është shumë optimist dhe ka shumë vullnet për jetën./arbresh.info

1 2 3 4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme