Will Cornudo u përket atij grupi meshkujsh që pëlqejnë të shohin partneren e tyre të flenë me meshkuj të tjerë.
Ai dhe bashkëshortja e tij ishin të martuar prej më shumë se 16 vitesh kur ai i tregoi bashkëshortes së tij për dëshirën e tij. “Isha i shqetësuar se ajo do të tmerrohej nga ajo që do t’i thosha, por mendimi nuk më shqitej nga mendja”, – tha Will për “The Independent”.
Dhe pas disa ditësh ai i tregoi partneres së tij se çfarë dëshironte e tashmë ata thonë se janë më të lumtur se kurrë. Tashmë zonja Cornudo e kalon kohën e lirë duke kërkuar për meshkuj në site të ndryshme, por nuk i kërkon leje bashkëshortit për të shkuar në takim sepse ai i thotë vetë të shkojë.
Si ndodhi hera e parë?
Cornudo takoi të dashurin e ri të bashkëshortes së tij para takimit “romantik” dhe kur ata shkuan në dhomën e gjumit, Will dëgjonte nga dhoma tjetër ngjitur. “Ishte një nga gjërat më erotike që kam përjetuar në ndonjëherë. Të dija se dikush ishte në dhomë me gruan time ishte më emocionuese se ç’kisha menduar”, – tregon ai.
Ah po, askush nuk është xheloz për askënd!
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...