Zhvillimi i teknologjisë, distanca, evoluimi i komunikimit të përditshëm etj janë disa prej atyre faktorëve që kanë ndryshuar katërcipërisht jetën e njeriut modern.
E këtyre ndryshimeve nuk mund të shpëtojnë as institucionet që për një kohë të gjata shiheshin,si rregullatore të shoqërisë siç është martesa. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që është e vështirë të mbash një martesë të gjallë dhe të shëndetshme, por australiania Linda Doktar ka zgjedhur ka gjetur një zgjidhje shumë më të lehtë; të martohet me veten e saj..
Linda Doktar përjetoi një histori të dhimbshme dashurie, ju thye zemra nga ish-i dashuri i saj dhe kështu mori një vendim: të martohet me vetveten. 34-vjeçarja mbajti një ceremoni të thjeshtë intime në plazh dhe ftoi vetëm 3 miqtë e saj më të ngushtë. Ajo zbatoi të gjitha rregullat e një martese, kishte një dëshmitar, fustan të bardhë, buqetë me lule madje bëri edhe betimet.
“Mendova se kjo ishte një mënyrë kaq e bukur për të simbolizuar dashurinë dhe vetvlerësimin në një nivel të tillë. Besoj se lidhja më e rëndësishme që mund të kem ndonjëherë është me veten time.”,- ka treguar Linda.
Mjaftoi një pasqyrë për të bërë betimin e dashurisë së përjetshme, e madje këtë lloj martese Linda ua sugjeron të gjithë atyre që kanë kaluar një ekperiencë si e saja.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030