Austriakët u janë drejtuar sot kutive të votimit ndërkohë që kandidati më i favorizuar i zgjedhjeve të përgjithshme duket se është dhe ministri i jashtëm konservator, Sebastian Kurz.
Ai është vetëm 31 vjeç dhe mund të bëhet një nga liderët më të fuqishëm të Evropës.
Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë .
Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.
Megjithëse e vogël , me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja sipas Bankës Botërore.
Në të vërtetë, Vjena ka kryesuar anketën e cilësisë së jetesës që nga viti 2010.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë
Tani, Kurz mund të bëhet bërë kancelari i vendit të tij të pasur dhe të fuqishëm në një moshë kaq të re, një qëllim që duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa për të arritur.
Kurz mori pushtetin e Partisë së tij (ÖVP) dhe vendosi për zgjedhje të menjëhershme në tetor (të cilat u miratuan më pas nga parlamenti).
Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat gjermane ta akuzonin politikanin se është “zemërgur” dhe i pandjeshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...