Secila familje vlen të paktën 34 miliardë dollarë.
10-Familja Slim, Meksikë
Vlera e pasurisë: 77.1 miliardë dollarë
Carlos Slim, ishte personi i katërt më i pasur i revistës “Forbes” për 2016-ën. Ai u rendit i pari nga 2010-ta dhe 2013-ën. Slim themeloi “Grupo Carso”, një konglomerat që kontrollon afërsisht 40% të vlerës së kapitalit në bursën e Meksikës. Ai e drejton perandorinë me ndihmën e djemve të tij.
9-Familja Cargill-MacMillan, SHBA
Pasuria: 45 miliardë dollarë
E vetmja kompani private me vlerë më shumë se “Koch Industries” është “Cargill Inc”, e themeluar nga Ëilliam Ëallace Cargill në 1865. Tetëdhjetë e tetë përqind e kompanisë është në pronësi të familjes Cargill-MacMillan. Kjo familje krenohet me miliarderë më të njohur, sesa çdo familje tjetër në botë.
8-Familja Bettencourt, Francë
Pasuria: 42.7 miliardë dollarë
Në vitin 1909, një kimist i ri, Eugene Schueller, krijoi një formulë unike të bojës së flokëve. Parisi ishte kryeqyteti i modës në botë në atë kohë dhe Eugene gjeti një treg midis Parisianëve të pasur dhe salloneve të flokëve, duke krijuar kështu kompaninë gjigante të kozmetikës “ L’Oréal”.
Vajza e tij, Liliane, mori kontrollin mbi kompaninë pas vdekjes së babait të saj dhe burrit Andre Bettencourt. Që nga viti 2016, Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë.
7-Familja Arnault, Francë
Vlera neto: 37.7 miliardë dollarë
Një tjetër familje miliardere franceze, e cila është e njohur për markat luksoze si Louis Vuitton (OTC: LVMUY), ose LVMH, dhe Christian Dior. Patriarku i familjes, Bernard Jean Etienne Arnault, është ende kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH. Dy fëmijët e tij, Antoine dhe Delphine, janë gjithashtu aktive në kompani.
6-Familja Cox, SHBA
Pasuria: 34.5 miliardë dollarë
Familja Cox mësoi se si ta transformonte qasjen në qeveri në pasuri gjeneruese. James Middleton Cox shërbeu dy mandate si guvernatori demokrat i Ohajos dhe zhvilloi një fushatë të dështuar për president në vitin 1920. Pas politikës, ai krijoi disa gazeta dhe u bë manjat mediash, duke i qëndruar pranë krijimit të partisë demokratike dhe Franklin D. Roosevelt. Që nga viti 2016, Cox Enterprises udhëhiqet nga dy nipërit e Cox.
Vlera e pasurisë: 78 miliardë dollarë
Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyWay, Mars e shumë të tjera..
Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve.
Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Ëalmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë.
Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarësh.
1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite
Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...