Google ADS

Njeriu që eci në Hënë thotë se e ‘di të vërtetën’ rreth alienëve

21:31 | 27 Mars 2017
Trina Galanxhi

Alan Bean, i cili ishte pilot në bordin e misionit Apollo në vitin 1969, ka propozuar se jeta e avancuar do të ishte “më e mëshirshme e më miqësore” dhe se do të prezantonin ardhjen e tyre ‘paqësore’.

Bean, i cili tani është 85 vjeçar, thotë se e di të vërtetën rreth alienëve.

“Unë nuk besoj se ndokush nga jashtë hapësirës ka vizituar tokën”, ka thënë Bean.

“Një nga arsyet se pse unë nuk besoj se ata kanë qenë këtu, është se civilizimi që është më i avancuar, është më altruist e më miqësorë, sikurse toka, në të cilën është më mirë seç ka qenë, kështu që ata do të zbarkonin dhe thoshin “ne kemi ardhur në paqe dhe e dimë nga studimet tona se ju keni kancer që vret njerëz, që ne e kemi zgjedhur atë problem 50 vite më parë, kjo është vegla të cilën e kemi vendosur në gjoks të personave që e shëron atë, ne do të ju tregojmë ju se si ta bëni”.

Bean vazhdoi duke thënë se “ne kur te kemi aftësinë për të udhëtuar në një yll të largët apo planet, 1000 vite nga tani, ne me dashamirësi do ti mësojmë alienët të gjitha mënyrat e shërimit tonë”.

Edhe pse Bean hedh poshtë idenë se jashtëtokësorët kanë vizituar tokën, ai nuk e mohon se ata ekzistojnë.

“Ka kaq shumë miliarda yje dhe ata yje kanë planete rreth tyre, kështu që duhet të ketë statistikisht ka shumë planete rreth shumë yjeve të cilët kanë krijuar jetë”, ka shtuar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme