Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos ka zbuluar se mbledhjet e tij nisin me gjysmë ore heshtje.
Sipas Bezos, gjiganti i shitjeve online ua ka ndaluar punëtorëve të bëjnë prezantime në PowerPoint, transmeton portali arbresh.info.
Në vend të kësaj, ekzekutivëve iu është kërkuar që të përgatisin një memo gjashtë faqësh që lexohet në heshtje, për gjysmë ore para se të fillojë mbledhja.
Vetëm kur të gjithë e kanë lexuar shkresën fillon takimi, tha z. Bezos në një intervistë në Qendrën Presidenciale George W Bush në Dallas të Teksasit.
“Për secilin takim, dikush ka përgatitur një shkresë të strukturuar me gjashtë faqe, që ka fjali të vërteta dhe folje e tema”, raporton the Times.
Ai shpjegoi më tej që takimet janë më të mira se prezantimet tipike në PowerPoint.
Më parë këtë vit, Jeff Bezos që është njeriu më i pasur në botë, i ka shtuar edhe 20 miliardë dollarë pasurisë së tij, pasi kompania Amazon raportoi të ardhurat më të mëdha ndonjëherë./Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare