Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni u bë në Afrikë. Por një ekip studiuesish gjermanë, nga Qendra “Senckenberg” për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP), hedhin një ide të re.
“Vendlindja e njerëzimit – sipas tyre, – nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa, e më saktë Ballkani”.
Ekipi studimor, i udhëhequr nga Madelaine Behme, shqyrtoi mbetjet e vetme nga hominidi “Graecopithecus Freybergi”, të cilit shkencëtarët i referohen si “El Graeco”. Bëhet fjalë për dy fosile: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari.
Struktura e brendshme e tyre u arrit të shihej përmes tomografisë kompjuterike. Pas një analizimi të kujdesshëm, studiuesit kanë dalë në përfundimin se, fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, specia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç.
Nisur pikërisht nga pjesa e nofullës dhe dhëmbi, shkencëtarët hedhin idenë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorike dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej, e jo në Afrikë, por në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
“Deri në njëfarë pike, kjo mund të konsiderohet si një hallkë e re e munguar, që vjen në vëmendjen tonë”, thotë profesor Nikolai Spassov, i Akademisë bullgare të Shkencave. “Megjithatë, hallka që mungojnë do të ketë gjithmonë, – vazhdon ai, – sepse evolucioni është një zinxhir i pafundëm formash pasuese”.
Në bazë të madhësisë së nofullës, supozohet se “El Graeco” peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. Shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni, ka gjasë të jenë bërë ndryshimet e forta klimatike.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...