Skica e rrethit dhe vendosja e gabuar e numrave në orë mund të tregojnë se në cilën shkallë demenca ndikon në tru.
Kjo mund të jetë njëri nga veglat më të besueshme për të konfirmuar diagnozën, thonë mjekët.
“Ky test është i besueshëm deri në 85 për qind të rasteve”, tha profesori Grejem Stoks.
Testi bazohet në kujtesën e pacientëve edhe në atë se si duket ora. Pacientët vizatojnë rrethin dhe shkruajnë numrat nga 1 deri 12, në mënyrë që rrethi t’i ngjasojë orës.
Pacientët e prekur nga demeca jo vetëm që nuk munden në mënyrë precize të vizatojnë atë që kërkohet prej tyre, por injorojnë anën e majtë dhe e lënë mbrapa nga ana vizuele.
“Ana e majtë e trurit kontrollin aktivitetin në të majtë. Kjo shpjegon pse pjesa e majtë e orës është e paplotësuar”, thonë Tim Binlend nga Shoqëria për sëmundjen Alchajmer.
Ai beson se pacientët e prekur nga demenca bien në këtë test, pasi qelizat e trurit në anën e djathtë të trurit të tyre kanë mbetur pa oksigjen dhe kanë vdekur, njëjtë sikurse pas sulmit në tru.
Mjekët megjithatë apelojnë që testi duhet bërë vetëm nga personi ekspert, pasi në demencë ndikojnë një sërë faktorësh.
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...