Të flisni me veten mund t’ju bëjë të dukeni të çmendur. Njerëzit e çmendur flasin me veten, apo jo? Ata dëgjojnë zëra brenda kokës së tyre.
Nëse flisni me zë me veten, të gjithë do të mendojnë se keni probleme mendore. Por kjo është gabim. Të flasësh me veten duket se është shenjë e inteligjencës.
Në një studim, psikologët Daniel Swigley dhe Gary Lupyan nxorën një hipotezë se të flasësh me veten ka disa përfitime, transmeton Gazeta Express.
Dhe nëse e mendoni këtë, është padyshim e vërtetë. Njerëzit më të mençur në Tokë flasin me veten. Shikojini monologët e mendimtarëve më të mëdhenj në botë.
Shikojeni poezinë! Shikojeni historinë! Albert Ajnshtajn madje fliste me veten me zë!
Sipas psikologëve, të flasësh me veten i ka këto përfitime shëndetësore:
– Të flasësh me veten bën që truri juaj të punojë në mënyrë më të dobishme
– Të flasësh me veten të ndihmon që t’i organizosh mendimet
– Të flasësh me veten të ndihmon që t’i arrish qëllimet
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet