Disa nga ta e kanë trashëguar pasurinë prej familjeve të tyre, e disa janë biznesmenë aventurierë që i kanë grumbulluar paratë e tyre nga asgjëja.
Biznesmenët nga Evropa Lindore kryesisht janë pasuruar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kurse në Skandinavi biznesmenët kanë përfituar nga industria e vjetër.
Business Insider ka shfrytëzuar të dhënat e Forbes për të përpiluar një listë me njerëzit më të pasur nga 7 shtete të Bashkimit Europian.
Spanjë: Amancio Ortega ka pasuri prej 67 miliardë eurosh.
Ortega është biznesmen spanjoll që ka themeluar rrjetin e markës së rrobave ‘Zara’. Ai është njeriu i dytë më i pasur në botë.
Francë: Lilian Bettencourt – Pasuria: 36.5 miliardë euro
Bettencourt është gruaja më e pasur në Europë dhe pronarja e markës Loreal. Fëmijët e saj e udhëheqin biznesin e 33 përqind të aksioneve të kompanisë.
Itali: Giovanni Ferrero – 23.6 miliardë euro
Ferrero është pronar i kompanisë me të njëjtin emër, fabrikë e cila prodhon edhe kremin e famshëm të çokollatës, Nutella.
Gjermani: Georg Schaeffler – 19 miliardë euro
Schaeffler e ka në pronësi kompaninë që prodhon materiale industriale për industrinë e veturave, aeronautikës dhe përdorime të tjera industriale.
Suedi: Stefan Persson – 19 miliardë euro
Persson është aksionari më i madh i kompanisë gjigante të rrobave, H&M. Kompania ishte themeluar nga babai i tij.
Austri: Dietrich Mateschitz – 15 miliardë euro
Themeluesi i kompanisë Red Bull është njeriu më i pasur në Austri. Atij iu deshën rreth 10 vite për t’i përfunduar studimet universitare.
Britani e Madhe: Sri dhe Gopi Hinduja – 14 miliardë euro
Vëllezërit indianë të cilët janë shtetas britanikë janë pronarë të konglomeratit Hinduja Group që ka në pronësi, ndër të tjera, edhe kompaninë e veturave Ashok Leyland.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...