Një studim i kohëve të fundit ka treguar se në Japoni vetvrasjet kanë pësuar një rritje alarmante dhe është vënë re një detaj.
Meshkujt e moshave 40-65 vjeç kanë kryer vetvrasje më së shumti ditën e hënë në oraret 04:00- 08:00 të mëngjesit.
Vetvrasjet e kryera ditën e hënë gjatë ditës ishin 1.57 herë më të larta në statistika se ato që kryen gjatë natës apo ato në ditët e tjera të javës.
Studiuesit nga Universiteti Waseda në Tokio dhe Universiteti i Osakas thonë se shumica e njerëzve midis moshave 40 dhe 65 vjeç marrin jetën para se të shkojnë në punë të hënë. Historikisht dita e hënë është kosnideruar një nga ditët më të këqijat pasi përkon me fillimin e javës dhe të punës javore. Për studimin, ekipi shikoi më shumë se 873,000 vetëvrasje të regjistruara në regjistrin kombëtar të vdekjeve në Japoni midis viteve 1974 dhe 2016. Duke analizuar të dhënat, studiuesit gjetën ditën dhe kohën kur njerëzit kryen vetëvrasje të ndryshme nga gjinia, mosha dhe kushtet ekonomike.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra