Hulumtuesit kanë bërë një pohim kundërthënës që ata të cilët janë fetarë apo me besime mbinatyrore nuk kanë një kuptim të qartë të botës fizike.
Gjetje e Universitetit të Helsinkut janë që njerëzit me besime fetare apo paranormale kanë një kuptim më të varfër të botës fizike, dhe fokusohen në të më pak, transmeton arbresh.info. Në vend të kësaj ata kthehen nga besimet e tyre, pranojnë më shumë përgjigje të mbinatyrshme në lidhje me demonët dhe zotat.
Shkencëtaret pohojnë se të tilla “besime mbinatyrore mund të reflektojnë një fenotip më të të gjerë njohës dhe mbi-mentalistik”, duke shtuar që “format ekstreme” të kësaj mund të gjenden tek ata me autizëm.
Studimi u krye me 258 pjesëmarrës finlandezë ku janë pyetur nëse ishin dakord me deklaratën “ka një Zot të plotfuqishëm, të gjithëdijshëm dhe të dashur”, si dhe u pyetën nëse besonin në qeniet paranormale të tilla si fantazmat.
Në rezultate është gjetur që njerëzit fetarë zakonisht veprojnë duke u bazuar në instinkt para mendimit kritik apo analitik./Arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend