Njerëzit duhet të largohen nga Toka brenda 100 viteve nëse duan të mbijetojnë. Ky është parashikimi i ri i Stephen Hawking.
Fizikati i njohur ka prodhur sistemin e paralajmërimit të apokalipsit dhe është kthyer me një afat të rishikuar.
Në nëntor profesori i jepte njerëzimit atë që të gjithë e menduan si një afat të frikshëm, gjetjen e një planeti tjetër për të jetuar brenda 1000 vjetëve. Ndërsa tani ai pretendon se Nëna Tokë do ta vlersonte nëse njerëzit do të mblidhinin gjërat e tyre dhe të largoheshin shekullin e ardhshëm.
Në një dokumentar të BBC-së Hawking do të testojë teorinë e tij se njerëzimi duhet të gjejë një planet tjetër ose do të zhduket brenda 100 viteve të ardhshme.
Dokumentari i Stephen Hawking “Expedition New Earth”, do të transmetohet këtë verë si pjesë e sezonit veror të BBC-së “Tomorrow’s World” dhe do të tregojë se aspiratat e Hawking-it nuk janë aq imagjinare sa duken, sipas BBC.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...