Një studim i gjerë konfirmon influencën e gjeneve mbi rreziqet për depresion tek personat me origjinë evropiane, një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë përbërjen biologjike të kësaj sëmundje dhe për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve të reja.
Nëse e dimë se depresioni nuk limitohet vetëm tek aspektet psikologjike dhe se mund të prekë edhe krejt familjen, shumica e studimeve të mëparshme nuk kanë arritur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që influencojnë mbi rrezikun e depresionit, në veçanti tek personat me prejardhje evropiane. Realizuar nga studiues amerikane, ky studim i ri, i publikuar sot në revistën e specializuar në këtë sektor, “Nature Genetics”, ka identifikuar 17 variacione gjenetike me rrezik potencial, të ndara në 15 rajone të një gjenomi. “Ky studim përshkruan grupimet e para gjenetike të rëndësishme që përbëjnë rezik për probleme depresive të konsiderueshme tek individët me origjinë evropiane”, thekson revista. Studim, i quajtur “pangjenomik”, përfshin më shumë se 121 000 persona që kanë deklaruar se janë diagnostikuar nga depresioni ose janë trajtuar për këtë sëmundje, si dhe janë të përfshirë edhe 338 000 persona që nuk kanë pasur probleme të mëparshme depresioni. |
KosovaPress |
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...