Një fshat në Skoci morri një dhuratë prej 384 000 sterlinash (489 000 dollarë) nga një ushtar gjerman që kishte qenë rob lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas medias.
Heinrich Steinmeyer, u kap rob në Francë kur ishte 19 vjeç dhe u mbajt si i burgosur lufte në një kamp në Cultybraggan pranë fshatit Comrie, njoftoi “Press Association”.
Kur Steinmeyer vdiq në vitin 2013 në moshën 90 vjeçare, iu deshën disa vite juristëve për t’u garantuar se fshati do të mund të merrte paratë që ai i kishte lënë me vullnetin e tij.
“Gjatë periudhës së burgimit, Heinrich Steinmeyer ishte prekur shumë nga sjellja e mirë e treguar ndaj ti nga skocezët, të cilën nuk e priste aspak”, shkruan gazeta “Courier”, duke cituar Andrew Reid që do të kujdest për shpërndarjen e kësaj ndihme.
Pas luftës, Steinmeyer e vizitoi shpesh Comrie.
“Ai dëshironte të linte gjithçka që kishte në përfitim të të moshuarve në këtë vend si shenjë falenderimi”, theksoi Reid.
Madje gazeta “Courier” ka cituar gjithashtu vullnetin e Steinmeyer që thotë: “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time njerëzve të Skocisë për mirësjelljen dhe bujarinë e tyre që kam marrë në Skoci gjatë burgimit tim dhe më pas”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës