Një psikolog shpjegon efektin që ka marijuna gjatë gjumit

11:06 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Dr. Samoon Ahmad është një psikiatër dhe psikolog-farmacist, dhe ka shpjeguar se marijuana ka shumë efekt në ëndrrat tuaja, transmeton arbresh.info.   

Sipas tij, gjumi ka disa faza. Nëse e bëni incizimin e trurit të një njeriu do të shihni që gjumi ka katër faza, veç tjerash faza më e rëndësishme është gjumi REM.

Tamam gjatë gjumit rem ndodhin edhe ëndërrta. 

Kurse përdorimi i marijuanës nuk e lë trurin të bëjë gjumë REM dhe njerëzit janë të lodhur gjatë gjithë kohës.

Përdorimi i marijuanës ndikon në sisorët e trurit dhe asnjëherë nuk do të pushoni sa duhet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme