Në një kopsht zoologjik të Kinës, turistët dhe kafshët kanë ndërruar rolet me njëri-tjetrin. Parku Lehe Ledu Wildlife në qytetin Chongqing u jep mundësi të gjithë vizitorëve të afrohen me kafshët më të rrezikshme teksa qëndrojnë në një kafaz lëvizës.
Fotot rrëqethëse tregojnë luanët, arinjtë dhe tigrat që kërcejnë mbi kafaze e zvarriten vetëm disa centimetra larg turistëve.
Duke folur për OddityCentral, zëdhënësi i kopshtit zoologjik Chan Liang tha: “Ne donim t’u ofronim vizitorëve ndjesinë dhe drithërimat që përjeton kur ndiqesh apo sulmohesh nga grabitqarët, por sigurisht pa asnjë rrezik”.
Ndërkohë që qëndrojnë të mbyllur, shkruan shekulli, turistët kanë mundësinë t’u ofrojnë ushqim luanëve dhe tigrave ndërmjet një dalje të vogël që i lejon të shohin se si macet gjigante hidhen drejt tyre.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut