Shumë prindër shpesh janë në dilemë se kur është koha e duhur që të vegjlit e tyre të flenë.
Konsulentja e gjumit Jennifer Robinson pohon se vënia në gjumë e fëmijëve nuk duhet të jetë problem. Ajo inkurajon klientët e saj të ndjekin një ritëm të qëndrueshëm, i cili do t’i ndihmojë fëmijët të adoptojnë një rutinë dhe të flenë gjatë gjithë natës në një pjesë.
“Është e rëndësishme të synoni të shkoni në shtrat në orën 19:00 dhe që fëmija të zgjohet në orën 7 të mëngjesit”, tha ajo.
Megjithatë, kjo mund të mos i përshtatet çdo fëmije dhe ka raste kur koha e gjumit mund të shtyhet një orë përpara.
“Nëse zbuloni se fëmija juaj zgjohet para gjashtë ose shtatë, lëvizni kohën e gjumit përpara. Si rregull i përgjithshëm, një fëmijë nëntë muajsh duhet të jetë zgjuar për 12 orë dhe të flejë 12 orë”, shtoi ajo.
Ajo sugjeroi që prindërit të përpiqen t’i përmbahen kësaj deri në moshën shtatë vjeçare, domethënë derisa fëmija të fillojë shkollën. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...