Kur në vitin 2001 kishte ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit, Brenda Schmitz kishte lënë në këtë botë, bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre.
Dy ditë para vdekjes, Brenda ia kishte dhënë një shoqeje të saj një letër me instruksione të qarta – që atë letër të dërgonte në një radio-stacion të caktuar, në momentin kur bashkëshorti i saj David, të gjente dashurinë e re të jetës.
Dy vjet pas vdekjes së Brenda-s, David u dashurua në Jane Abraham, ndërsa shoqja e saj e dërgoi letrën në radio-stacionin, “KSTZ” – që atë ta lexonin në emisionin, “Dëshirat për Krishtlindje…”.
Por, çfarë shkruante në këtë letër?
“Përshendetje! Quhem Brenda Schmitz. Kur të pranoni këtë letër, unë do të jem e vdekur nga kanceri i vezorëve. Këtë letër do t’ua sjellë mikja ime kur të vije koha për një gjë të tillë…”
“I kam thënë që t’ua sjellë këtë letër kur bashkëshorti im i dashur David të vazhdojë jetën e tij, pra, kur të njihet më dikë, me të cilin do të dëshirojë të ndajë jetën e tij”.
David ishte bashkëshort i mrekullueshëm
Në letrën e saj Brenda thekson se është e vetëdijshme që bashkëshorti e ka pasur të vështirë humbjen e saj, por shton se është e bindur se ai do të dijë të sjellë vendime të mira në dobi të familjes.
“Jam e sigurt që do të sjellë vendimet më të mira për familjen tonë – dhe që me kohë do ta gjejë një grua të kujdesshme, që do t’i ndihmojë t’i edukojë djemtë tanë. E di që ajo do të jetë një grua e mrekullueshme dhe do të dëshiroja të kisha pasur mundësinë ta njoftoja, e t’i thoja se sa i marr lakmi që dëshiron të kujdeset për një familje të gjerë, me dashuri, përkushtim, dhe zemër të madhe”.
Dëshira ime për David-in dhe gruan e tij
“I shkruaj këto fjalë sepse kam një dëshirë për David-in, djemtë tanë, për atë grua, dhe familjen e saj – nëse edhe ajo do të ketë fëmijë. Dua ta dinë që i dua shumë dhe që dua të ndjehen të sigurt në këtë botë përplot dhembje”, shkruan më tutje Brenda, duke shtuar se dëshiron që ata të kuptojnë se – “ajo do të jetë gjithmonë pranë tyre”.
Në letër, Brenda po ashtu përshëndet të dashurën e re të David-it, duke i dëshiruar gjithë të mirat… “Ajo e meriton këtë gjë, sepse është njerkë e fëmijëve të mi, e sidomos Maxit të vogël, të cilit do t’i ofrojë dashurinë e nënës, për të cilën ka aq shumë nevojë. Dëshiroj që të jetë e buzëqeshur dhe të dijë sa shumë e vlerësoj gjithë ato që i bën ajo për familjen time. Qëndrueshmëria do të ngadhnjejë. Të falemnderit dhe të dua kushdo që je”, shkruan ndër të tjera në letrën e Brendas.
Kjo histori ka ngjarë dy vjet më parë, ndërsa edhe sot vazhdon të jetë historia më e përfolur në Des Moines, Iowa të SHBA-ve, ku Brenda jetoi me familjen e saj.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...