Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet. Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet i dyfishtë.
Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.
“Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA.
“Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë”, shtoi ajo. Kur trupat qiellorë rreshtohen, quhet bashkim, por meqenëse ky përfshin dy gjigantët më të mëdhenj të gazte të sistemit tonë diellor, ai njihet si “bashkimi i madh”. Por ndonëse të dy planetët do të duken afër njëri-tjetrit, distance mes tyre në të vërtetë do të jetë mbi katër herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit./tch/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...